Milan zhgënjen ndaj Cremonese

E publikuar: 08/11/2022 22:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampionët në fuqi të Serie A, Milan nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Cremonese-s. Ndeshja u luajt për javën e 14-të të kampionatit italian.

Takimi u dominua nga kuqezinjtë, por ata u treguan të pasaktë përballë portës së skuadrës vendase.

Në minutën e 57, Milan-it iu anulua një gol nga VAR, të cilin e realizoi sulmuesi belg, Divock Origi, por ai gjendej në pozicion jashtë loje.

Barazimi nuk është i favorshëm për kuqezinjtë, pasi Napoli i vendit të parë, që triumfoi më herët 2-0 ndaj Empoli-t, e thelloi hendekun me ta në renditje.

Aktualisht Napoli ka 38 pikë. Tetë pikë më pak ka Milan-i që gjendet në vendin e dytë. Lazio dhe Atalanta që vijnë pas kuqezinjëve kanë nga 27 pikë, por dhe nga një ndeshje më pak.

Përsa i përketë Cremonese-s, ajo renditet në vendin e 18 me vetëm shtatë pikë.

Më herët në Serie A u luajtën dy takime: Napoli 2-0 Empoli dhe Spezia 1-1 Udinese.

Serie A do të vijojë me ndeshjet e tjera të javës së 14-të:

Të mërkurën

Sassuolo – Roma

Lecce – Atalanta

Inter – Bologna

Fiorentina – Salerintana

Torino – Sampdoria

Të enjten

Hellas Verona – Juventus

Lazio – Monza /Albanianpost.com