Milani tashmë po mendon se çfarë lëvizjesh mund të nevojiten në funksion të merkatos së verës së ardhshme dhe është pikërisht sulmi reparti i cili ka nevojë për risi.
Emrat që po ndiqen aktualiasht nga Paolo Maldini janë Noah Okafor, i cili ishte kundërshtar në Champions League dhe që ka kontratë deri në vitin 2024 me Salzburg dhe Armando Broja që nuk po gjen shumë hapësirë te Chelsea dhe që pëlqehet nga drejtuesit.
Në rastin e Brojës gjithçka do të varet nga Leao, i cili në një të ardhme të afërt do të duhet të vendosë nëse do të qëndrojë dhe do të bëhet përfundimisht ylli i “kuqezinjve” apo do të refuzojë rinovimin dhe të kërkojë një ekip tjetër në mesin e shumë skuadrave kryesore që kanë qenë duke e ndjekur për muaj të tërë.
Nëse do të ndodhë mundësia e dytë, pra largimi i Leaos, atëherë afrimi i Brojës nga “Djalli” shihet më e arritshme./ Super Sport