Pjesa e parë e derbit të Madh të Milanos është mbyllur me avantazhin minimal 1-0 në favor të kuqezinjve, në një 45-minutësh të mbushur me intensitet.
Heroi deri tani i takimit është mbrojtësi i krahut, Pervis Estupinan, i cili në minutën e 35-të shfrytëzoi një asist të Youssouf Fofana për të dërguar topin në capin e portës së Sommer, duke ndezur atmosferën e stadiumit.
Milani u tregua mëi ashpër, me Luka Modric dhe Adrien Rabiot që kontrolluan mirë ritmin, ndërsa Fikayo Tomori shkaktoi ankth te tifozët pas një dëmtimi në minutën e 16-të, por fatmirësisht arriti të vijonte lojën.
Në krahun tjetër, Interi krijoi disa raste të mira, veçanërisht me Henrikh Mkhitaryan, i cili humbi një mundësi të artë ballë për ballë me Mike Maignan vetëm një minutë përpara golit të Milanit.
Me lojën që po bëhet gjithnjë e më fizike dhe me arbitrin Daniele Doveri që ka pasur mjaft punë, pjesa e dytë premton emocione akoma më të mëdha, teksa Interi do të kërkojë me çdo kusht përmbysjen.



















