Milani nuk arrin të afrohet me zonën Europiane. Kuqezinjtë barazuan 1-1 në “San Siro” me Sampdorian, pas një 90 minutëshi emocionues, që solli rezultatin e tretë pozitiv radhazi por jo fitoren. Pjesa e parë e lojës ishte spektakolare, me dy skuadrat që luajtën hapur duke ofruar dhe një futboll dëfryes për tifozët, por nuk arritën të gjejnë golin me Vivanon e Sampdorias që ishte mbi të gjitha protagonist me pritjet e tij.
Pjesa e dytë nisi me Sampdorian më këmbngulëse me Diego Lopezin që realizoi një pritje fantastike në të 54-trën, por nuk mund të bënte asgjë katër minuta më pas, kur Eto’o shërbeu Sorianon me një top të jashtëzakonshëm për golin e avantazhit.
Në të 74-trën, Duncan shpëtoi Sampdorian nga goli pasi devijoi një goditje mbi vijën fatale, përpara se nga zhvillimet e një goditje këndi një devijim i tiji të nxirrte jashtë loje Vivianon për golin e barazimit.
Milani mund ta kishte fituar ndeshjen nëse në të 83-tën, goditja e Susos nuk do të ishte stampuar në shtyllë. 1-1 përfundoi në “San Siro” me kuqezinjtë që i largohen objektivit Europë duke mos fituar dot ndaj një rivali direkt.