Milan 3-2 Chievo, notat e lojtarëve

E publikuar: 18/03/2018 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani ka fituar me rikthim ndaj Chievos me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka vazhduar me formë të lartë duke shënuar edhe fitoren e pestë radhazi në Serie A.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Hakan Calhanouglu (10′), Patrick Cutrone (51′) dhe Andre Silva (82′) për Milanin, ndërsa për Chievon shënuan Mariusz Stepinski (33′) dhe Roberto Inglese (34′).

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte sulmuesi anësor, Suso,  i cili u notua me 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin Nenad Tomovic, i cili u vlerësua me 5.3. /Telegrafi/

Milan:

Paraqitje të lartë patën edhe Calhanouglu dhe Cutrone

Chievo:

Stepinski dhe Inglese ishin më të dalluarit te Chievo