Milani arriti fitore në Serie A ndaj Cagliarit me rezultat 3-0.
Golat për vendasit i shënuan Luca Ceppitelli (13′, autogol), Lucas Paqueta (22′) dhe Krzysztof Piatek (62′).
Sipas WhoScored më i miri në këtë takim ishte Franck Kessie, por edhe Paqueta bëri një paraqitje mjaft të mirë.
Krzysztof Piatek duke festuar golin e tij ndaj Cagliarit në San Siro (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)
Në nivel ishin edhe Piatek, Davide Calabria, Hakan Calhanogulu dhe Tiemoue Bakayoko.
Te mysafirët më i miri ishte portieri Alessi Cragno, por me notë të lartë u vlerësuan edhe dyshja sulmuese Joao Pedro dhe Leonardo Pavoletti.
Ai që dëshpëroi në këtë takim ishte Ceppitelli, por edhe mesfushori Artur Ionita, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:
Milan:

Cagliari:
Milani në xhiron e ardhshme luan kundër Atalantas, ndërsa Cagliari ndaj Parmas. /Telegrafi/




















