Gazetari dhe publicisti Milaim Zeka ka dalë në mbrojtje të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.Ai në një postim në facebook ka shkruar, se ndihet keq qe vendi ka një Kryeminister që e lëshon vetën përtej poshtërsisë.
Ja postimi i plotë i Milaim Zekë:
Kurr nuk e kisha besuar!!!
Kam disa ore qe kam degjuar, madje edhe degjuar nje deklarate te kryeministrit te Kosoves, dhe pasha te madhin Zot, prap nuk po e besoj.
Fjala eshte per Liqenin e Radoniqit. Isa Mustafa ja paska permend kete Ramush Haradinajt.
Pavaresisht nga inatet, kunderthenjet, apo konfliktet qe munde t i kene, gjuha e nje kryeministri duhet te jete super e matur. Atije, pra kryeministrit, ne asnje menyre dhe, ne asnje rrethane nuk lejohet nje gjuhe e tille!!!
Boll ka vuajtur Ramushi per ate bazen dhe bazene te tjera. Kryeministri nuk guxon ta perdore ate gjuhe, jo per shkak te Ramushit, po per hire te gjakut te Luanit e te Shkelzenit!
Kryeminister, nese ke pak burreri, pak ndere, pak dinjitet dhe pak intelekt, del dhe kerkoj falje Ramushit.
Perndryshe, sinqerisht, me vjen keq qe vendi ne te cilin kam lindur, ka nje kryeminister, i cili e leshon veten pertej poshtersise!!!