Gazetari Milaim Zeka sot ne nje postim te tij ne Facebook ka uruar 8 Marsin ne menyrë jo te zakonshme. Ne vend te grave, ai ka uruar meshkujt shqiptarë.
Zeka ka ironizuar me disa qe me shume perkujdesen ndaj dashnoreve te tyre se sa ndaj grave te tyre, transmeton Infosot.
Ju sjellim postimin e plote te tij:
Duke e pare kontributin e jashtezakonshem te femrave shqiptare, gjate gjithe historise tone kombetare. Duke i pare vuajtjet dhe sakrificat e tyre. Duke pas parasysh se ato jane boshti kurrizor i shoqerise tone, ndersa ne anen tjeter, duke e pare se sa e shtypur dhe e nenshtruar eshte femra shqiptare. Sa e fyer dhe e nencmuar eshte ajo. Duke e pare sa larg civilizimit jemi ne meshkujt shqiptar, krahasuar me femren, uroj nga zemra qe ky 8 Mars, per femrat tona te sjelle gjithecka te mire dhe te bukur, kurse per ne meshkujt me shume respekt dhe trajtim njerezor per keto femra.
Uroj qe nje pjese e madhe e meshkujve shqiptare, t i trajtojne grate e tyre sa gjysma e asaj qe bejne per dashnoret e tyre…

















