Deputeti i partisë Nisma për Kosovën, Milaim Zeka thotë se komisionin e ri për demarkacion nuk e pyet askush sepse kjo çështje është kompetencë e parlamentit.
“Nuk po e kuptoje pse qeveria me kriju komision te ri per demarkacionin?! Çka ka me ba ky komision? Kush e pyet kete komision? A nuk eshte kompetence vetem e Parlamentit?!!!”- ka shkruar ndër të tjera Zeka në FB, raporton Express.
Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vendosur se kush do të jetë pjesë e ekipit të ri që do të merret me zgjidhjen e çështjes së demarkacionit.

















