Milaim Zeka: Pse po sulmohen Stupcat ?!

E publikuar: 04/01/2016 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Milaim Zeka, lidhur me reagimet e shumta ndaj skeçit të ‘’Stupcave’’, për të cilin thuhet se ka qenë fyerje ndaj UÇK-së, ai ka thënë se në këtë skeç paraqitet një pjesë e zezë e luftës së kësaj ushtrie, të cilën nuk duhet mohuar.

Zeka iu ka drejtuar atyre personave të cilët kanë reaguar ndaj skeçit të ”Stupcave”, duke u thënë se pse nuk kanë reaguar pas shumë ndodhieve të pasluftës, duke shtuar se ‘’ Ju na keni bërë që të frikësohemi që të themi me zë të lartë se kemi qenë në luftë, ose e kemi përkrahur luftën.

Ja reagimi i plotë i Milaim Zekës:

‘’Tek sot e kam pare skeqin e realizuar nga aktoret e Stupcave. Ne kete skeq, pershkruhet nje pjese e zeze e luftes se UCK se. Aty paraqiten profiteret e luftes, te cilet kane qene tamam, madje shume ma te zi se sa qe paraqiten ne ate seri.

15 vjet mbas luftes, dhe ne akoma nuk po kemi guximin ta themi te verteten, se pikerisht nje pjese prej ketyre profitereve e kane uzurpuar Kosoven. Keta hajdut e profiter te luftes, i gjene neper vendet me strategjike. I gjene neper postet kryesore te ndermarrjeve publike. I gjene si drejtues te larte te shtetit, te gjykatave, te prokurorise, te policise, te bordeve, veq neper WC publike qe nuk kane hy, sepse zotit shyqyr nuk kemi.

Ketyre qe po reagojne kunder Stupcave, sinqerisht deshiroj t ua beje nje pyetje: Pse more patriota nuk reaguat mbas lufte kur kryeprokuror i shtetit u zgjodhe psh Ilmi Zhitia?! Pse nuk reaguat kur ne krye te prokurorive erdhen ata qe ua kishin akuzuar dhe denuar familjaret e juaj?! Pse nuk reaguat kur ne polici hyne hyzmeqaret nr nje te Milloshevicit?! Pse nuk reaguat kunder atyre qe benin biznes 24 ore me Serbi?! Pse nuk reaguat kunder atyre qe ne emrin e privatizimit, po e flanin pasurin e Kosoves, pra te femijeve tane?! Pse nuk reaguat kur cdo lider e komandant i luftes, te gjitha bizneset dhe planet per biznese, i benin me udbash, ish udbash apo serb?! Pse nuk reaguat kur Hashim Thaci, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Azem Syla, Agim Ceku, e kush jo, stafin e rendit te pare te njerezve te tyre e kishin krijuar pikerisht nga baglat e UDB es dhe mashave te Milloshevicit ne Kosove?!

Pse more i keni pas shti veshet ne lesh e mendojshi qe une jam i cmendur kur pata thene me 2001: Ka me ardhe nje dite, qe ai i cili nuk ka qene shpijun i Serbise, ka mi ardhe turp mu shetit neper rruget e Prishtines?! A mos keni pas mendu qe une jam i cmendur?!

Ju i keni pru kete dite te turpit. Ju na keni bere qe te frikesohemi qe te themi me ze te larte se kemi qene ne lufte, ose e kemi perkrahur luften. Ju keni bere qe nje dhunues femrash te udheheqe nje ndermarreje kryesore publike, e te luaj me parate e popullit, sikur te ishte kuleta e prostitutave te perendimit e lindjes. Ju i keni lene ushtaret ma te mire te UCK se edhe pa pune, edhe pa strehe, edhe pa cigare…

Ju njerezit e sinqert, ju qe e keni mbajtur me ndere uniformen e UCK se, ju qe vertete keni luftuar me ndere e lavdi, ju duhet t i perkrahni Stupcat. Ju duhet te merrni guximin dhe te thoni publikisht qe ata kane thene vetem 2 perqind nga ajo e vertete e hidhur e asaj kohe.

Turpi i atyre njerezve, dje dhe sot, nuk munde te mbulohet me xhethin i fikut.

Une 100 perqind i perkrah Stupcat…’’ parrotlla.net