Milaim Zeka: Maskarenjtë po thirren se janë kundër Vuçiqit

E publikuar: 10/09/2017 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i NISMA’s, Milaim Zeka, ka thënë se po abuzohet foltorja e Parlamentit nga disa deputetë duke u thirrur në patriotizëm.
Zeka iu drejtua deputetëve të partive opozitare, duke i quajtur maskarenj.

“Këta janë maskarenjë”, tha ai.

Deputeti i koalicionit të mazhorancës tha se vjen nga fshati Obri, i cili 100 njerëz të vrarë, në mesin e të cilëve edhe nënën e ka të vrarë.

“Abuzimi që po na bëhet neve se gjoja ne kemi rënë në prehrin e Vuçiqit është abuzim fyes”, ka thënë Zeka.