Duke folur mbi rastin “Monstra”, Zeka deklaroi se posedon fotografi, se si janë sjellë trupat e pajetë të të rinjëve në vendin e ngjarjes.
“Kam fotografi të makinës me ngjyrë të kuqe, që është bërë vrasja, kam informacion se si janë sjellë fëmijët e vrarë tek vendi i ngjarjes e që skanë qenë fare të vrarë aty”, deklaroi gazetari Milaim Zeka në emision Rruga e Re.
Ai shton se të gjitha këto informacione dhe dëshmi gjithashtu i posedojnë edhe shërbimet intelegjente perëndimore, shërbimi intelegjent i Kosovës por edhe ai amerikan. Sipas Zekës, ndërkombëtarët e dijnë fort mirë se ky rast është montuar nga shërbimet e Gruevskit.
“Këtë e them me bindje apsolute dhe për këtë jam i gatshëm të dëshmojë edhe para gjyqit”, tha Zeka.