Deputeti Milaim Zeka thotë se vëllezërit Ramadani dhe Arben Kiçina do të lirohen nga burgu, kjo pasi presidenti Hashim Thaçi do t’i falë ata.
Vëllezërit Ramadani dhe Arben Kiçina u tha se mund të jenë në listën e të amnistuarve nga Presidenti. E përderisa nga Presidenca akoma nuk po e konfirmojnë, deputeti Milaim Zeka thotë se ata janë në mesin e të falurve.
“Erdhi lajmi: U liruan vellezerit Ramadani dhe Arben Kiçina. Te gjithë e kemi pritur”, ka shkruar Zeka në Facebook.
















