Milaim Zeka: Ja ku e mora listën e të akuzuarve në Speciale (Video)

E publikuar: 07/08/2015 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Milaim Zeka, gjatë emisionit Komiteti që prodhohet në RTK, ka shpjeguar se kush ia dha listat e atyre që pritet të akuzohen, sipas tij, nga Gjykata Speciale.

Zeka thotë se burimi është ndërkombëtar.

“Burim ndërkombëtar i informacionit më ka treguar se Gjykata Speciale do të kalojë me 80-82 vota dhe unë e pashë që burimi është i sigurtë”, tha Zeka.

Pas kësaj Zeka tha se lista i ka ardhur dhe ka parë emrat por që është siguruar mirë deri në publikim të emrave duke cituar atë listë.

h/