Milaim Zeka: Ambasadat të jenë në Komoran

E publikuar: 13/03/2016 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti dhe gazetari i njohur Milaim Zeka ka komentuar zhvillimet e fundit, me theks të veçantë sulmin me molotov ndaj zyrave të Presidentes. Ndër të tjera, ai ka shkruar se siguria në kryeqytet mungon dhe sipas tij, më mirë do të ishte që institucionet të transferoheshin nëpër fshatrat e Kosovës, transmeton Infosot.

Postimi i plotë i Zekës:

Ky sulmi me molotov, bash ne dritaren e presidences, bile holl-holl, ne dritaren e Arber Vllahiut, bash po me duket si veper e strukturave te shtetit. Nese paska mundesi mu sulmu presidenca ne kater te mengjesit, jo me veze, po me molotov, me gjithe ata polic, me gjithe ato kamera, ma mire na bjen ne katunareve te ardhure ne Prishtine, t i kthehemi fshatit. Per asgje tjeter, po per siguri. Komaranin po e shpallim zone te ambasadave. Ne Kieve qeverine. Edhe ministrite, neper katundet e atyre prej nga vijne. Kjo e Petrit Selimit nuk di ku do te mbetet. Po e vendosim ne nje karroce kuajsh, me kater rrote, edhe e ngrehim sipas nevojes, here para, here mbrapa. Nganjehere , edhe anash.