Mikullovci: Pa PAN’in s’ka seancë

E publikuar: 04/08/2017 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, i pyetur sot nëse do të vazhdojë seanca e ndërprerë dje, shfaqi shpresën se kjo do të ndodhë. Por, kur u pyet se a do të ndodhë kjo edhe pa praninë e Koalicionit PAN, i cili ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, Mikullovci tha se “pa PAN-in s’ka mbledhje”.

Mbledhja e thirrur të vazhdojë sot, në orën 10, është çaste, ndërprerë për 15 minuta. Kryesia e PDK-së raportohet se është në një mbledhje pikërisht nga koha kur deputetët e saj duhej të sihin në sallën e seancës së Kuvendit.