Mikrobiologu Mark Raka, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se ende nuk është vërtetuar nëse temperatura e lartë e shkatërron virusin.
“S’është e vërtetuar se temperatura e lartë e shkatërron virusin”, është shprehur Raka.
Tutje, mikrobiologu tregoi se disa persona e shpërndajnë më shumë koronavirusin se sa të tjerët.
“Ekziston një kategori e personave të cilët mund të shpërndajnë virusin më shumë se sa të tjerët, edhe pse që të dy janë të infektuar njëjtë. Këta persona quhen super shpërndarës” , ka thënë Raka.
“Sa më vrastar është virusi, aq më pak bartet edhe pse nuk ka terapi specifike për koronavirus”, shtoi Raka.