Qendra ‘Muhammad Ali’ në Louisville, një muze afër shtëpisë ku Ali kaloi fëmijërinë, ka pranuar shumë vizitorë këto ditë të cilët shkuan për t’i dhënë nderimet e tyre – duke përfshirë edhe mijëra bletë, të cilat e kanë bërë shtëpinë e tyre pranë muralit “Rri pezull si një flutur, thumbo si një bletë”.
Murali është një thënie e Muhamed Alisë, të cilën ai e tha gjatë luftës që e pati kundër George Foreman më 1974.
Ai u kishte thënë reporterëve: “Rri pezull si një flutur, thumbo si një bletë, duart e tij nuk mund të godasin atë çfarë sytë e tij nuk mund të shohin”, transmeton Gazeta Express.
Kjo thënie u bë një nga më të famshmet e Muhamed Alisë, shpesh e cituar si një përshkrim i shkurtër i stilit të tij të boksimit.
Bletët u grumbulluan pranë Qendrës Muhamed Ali, e cila ishte themeluar më 2005. Një gazetare i publikoi fotografitë e bletëve në Twitter dhe shkroi: “Rastësi apo një shenjë nga Muhamed Ali?”.