Dhjetë ditë pas dorëheqjes, Sasho Mijalkov është ende Drejtor i Sigurisë dhe Kundërzbulimit.
Një gjë e tillë mund të verifikohet edhe në faqen e internetit të policisë sekrete, por edhe në gazetën zyrtare.
Konkretisht, nga 12 maji deri më sot, nuk ka vendim qeveritar të publikuar, që të përmbajë shkarkimin e drejtorit të vjetër dhe emërimin e drejtorit të ri të DSK-së. Burime jozyrtare pohojnë se Mijallkov akoma vjen rregullisht në punë.
Alsat M ka dërguar një numër pyetjesh në shërbimin për shtyp të Qeverisë, si p.sh. nëse Mijalkovi është ende drejtor i DSK-së, dhe kur pritet zgjedhja e pasardhësit të tij.
Deri tani, nuk kemi përgjigje. Drejtori i DSK-së emërohet nga Qeveria, por në bazë të ligjit për Punë të Brendshme propozimi vjen nga Ministri i Brendshëm. E
nde nuk dihet nëse pasardhësi i Gordana Jankullovskës, Mitko Çavkov ka dërguar një letër të tillë në Qeveri. Policia nuk mund ta konfirmonte sot një gjë të tillë. Prej atje na udhëzuan që përgjigjet t’i marrim vetëm nga Qeveria.
Mijallkovi e dorëzoi dorëheqjen, në të njëjtën ditë me ministren e Brendshme Gordana Jankullovska dhe atë të Transportit Mile Janakieski.
Reagimi fillestar nga kryeministri ishte se ai i kishte pranuar që të tre dorëheqjet. N
ë dy ministritë, u emëruan ministra të rinj.
Por kjo nuk ndodhi me postin e drejtorit në policinë sekrete, dhe as në Byronë e Sigurimit Publik, ku drejtor ishte pikërisht Mitko Çavkov, tashmë në postin e ministrit të Brendshëm. Alsat-M