Mihajloviq: Nëse Thaçi është i akuzuar, atëherë do të arrestohet

E publikuar: 17/04/2015 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq, ka thënë në rast të vizitës së zëvendëskryeministrit të Kosovës në Beograd, organet serbe do ta zbatojnë ligjin.
Në një prononcim për mediat serbe, Mihajloviq ka thënë se vizita e Thaçit do të trajtohet sipas rregullave shtetërore. Sipas saj, nëse ndaj tij ka indice për ndonjë proces gjyqësor, atëherë ai do të arrestohet.

“Nëse dikush e ka shkelur ligjin dhe ka indice se e ka bërë një gjë të tillë, e po ashtu ka ndonjë vendim se çfarë duhet të bëhet me të, atëherë ne do të sillemi në përputhje me ligjin”, ka thënë Mihajloviq në një konferencë për gazetar në Beograd, transmeton lajmi.net.

Thaçi është ftuar të merr pjesë në një konferencë për integrim të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Komiteti Rinor për Arsim që pritet të mbahet nga 23 deri më 25 prill në Beograd.