Mihajlovic: Milani e mposht Sampdorian

27.11.2015 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mihajlovic: Milani e mposht Sampdorian

Sinisa Mihajlovic përballë të shkuarës.

Trajneri serb me Milanin këtë të Shtunë do të sfidojë në “San Siro” ish-skuadrën e tij Sampdorian që prej vetëm pak ditësh drejtohet nga Vicenzo Montella. Pas humbjes ndaj Juventusit dhe barazimit përballë Atalantës, kuqezinjtë kanë nevojë urgjente për një fitore por ndaj formacionit dorian që gjithashu nuk po kalon një moment pozitiv Milani nuk do ta ketë të thjeshtë dhe këtë gjë e di shumë mirë Mihajlovic.

“Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ne por jam i sigurtë se do të marrim tre pikët. Duhet të shfaqim më shumë kurajo më sulm por gjithsesi unë nuk mendoj se skuadra ime ka probleme personaliteti në fushë. Sampdoria ka kualitete të mëdha në mesfushë, për të triumfuar ndaj tyre duhet të tregohemi kujdesshëm në fazën mbrojtëse”.

Në vijim Mihajlovic theksoi se ky është momenti i duhur që Milani të bëjë kthesën në kampionat. Kalendari në 4 ndeshjet e ardhshme i favorizon së tepërmi kuqezinjtë por për të grumbulluar 12 pikë përpara Krishtlindjes, Milani duhet të mposhtë fillimisht Sampdorian.

“Pas ndeshjes ndaj Napolit e përsëris kemi një mesatare prej 2 pikësh për ndeshje. Përballë Sampdorias i kemi të gjitha cilësitë për të bërë mirë. Ajo që duam është të kemi vazhdimësi deri në përfundim të fazës së parë. Si mund të përmirësohet faza ofensive e skuadrës? Na mungon Bertolacci i cili ka qenë blerja jonë më e shtrenjtë në repartin e mesit të fushës. Po na mungon edhe Balotelli të cilin shpresoj ta kem në skuadër përpara Krishtlindjes. Gjithsesi nuk qahem pas kam shumë alternativa në sulm”./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)