Mihajlovic drejt MIlanit

E publikuar: 03/06/2015 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jonathan Moscrop / LaPresse25 10 2011 TorinoSport CalcioJuventus vs. ACF Fiorentina – Serie A Tim 2011/2012 – Juventus StadiumNella foto: L’allenatore della Fiorentina Sinisa MihajlovicJonathan Moscrop / LaPresse25 10 2011 Turin ( Italy )Sport SoccerJuventus versus ACF Fiorentina – Italian Serie A Soccer League 2011/2012 – Juventus StadiumIn the Photo: ACF Fiorentina coach Sinisa Mihajlovic

Sinisa Mihajlovic do të jetë trajneri i ri i Milanit. Kuqezinjtë kanë zgjedhur serbin për sezonin e ardhshëm, pas refuzimit të Ancelottit, që ishte zgjedhja e parë e Berlusconit. 46-vjeçari, që vitin e fundit drejtoi Sampdorian drejt Europës u takua bashkë me presidentin Berlusconi dhe administratorin e deleguar Adriano Galliani, në vilën e presidentit në Arcore, ku biseduan gjërë e gjatë në një darke punë për të ardhmen e skuadrës duke zgjidhur dhe një pjesë të detajeve për arritjen e marrëveshjes. Galliani, ishte ai që këmbnguli për zgjedhjen e Mihajlovicit. Një trajner që administratori kuqezi e admironte prej kohësh, aq sa arriti të bindë dhe presidentin Berlusconi për këtë zgjedhje.

Mihajlovic do të zërë vendin e të larguarit Inzaghi në stol, ndërsa gjatë orëve të fundit ishte folur shumë dhe për një kalim të mundshëm në stolin e Napolit. Gjithsesi serbi në fund zgjodhi Milanin, duke refuzuar dhe një ofertë të majme të Fenerbahces, që i kishte bërë gati një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 2.8 milionë Eurosh në sezon, e cila mund të arrinte deri në 3.5 në bazë të bonuseve. Mihajlovic, pritet të prezantohet në ditët e ardhshme me skuadrën e re, për të nisur më pas punën për sezonin e ri, ku Milani do të kërkojë ringritje pas një tjetër viti ku nuk siguroi pjesmarrjen në Europë./ss/