Ne Televizionin Rrokum startoi sonte emisioni ma i ri – Momentum – me moderator Ardian Lamen.
Sonte u fole per temen: Per cka po flasin Vucic-Rama?
Mysafiri i emisionit, publicisti Migjen Kelmendi, tue fole per takimet Vucic-Rama, ka thane se Kosova duhet me dijte se çka po bisedon Edi Rama ne takimet me Aleksandar Vucic, dhe pse Kosova asht teme e ketyne takimeve.
“Opinioni ne Kosove dhe lidershipi kosovar, kane te drejte me dijte saktesisht per çka po bisedohet ne Boegrad”, theksoi Kelmendi.
Kelmendi ka thane se prej burimeve te tij, qe jane te aferta me Qeverine Rama, ka njohuni se per çka po bisedohet ne keto takime.
“Keto burime thojne se, Presidenti Vucic po punon qe problemin e Kosoves ta zgjidhin me njifar kompromisi, qe kishte me parapa revidimin e kufinit midis Kosoves dhe Serbise”, zbulon Kelmendi.
Ai ne vazhdim thote se per kete po dizajnohet nji lloj zgjidhje per problemin e Kosoves.
“Vucic po pregadit nji zgjidhje shume anakronike per kohen e sotme, qe ne nji menyre te kthehet ne parimin etnik, qe tri komunat e pjeses veriore te Kosoves te kalojne ne territorin serb, dhe per kete Serbia duhet me lshue pe, qe eventualisht Presheva me kalue ne territorin e Kosoves”, shprehet Kelmendi, tue u referue ne burimet e tij prane Qeverise Rama./Rrokum.TV