E ardhmja e Migjen Bashës mund të vazhdojë të jetë në Serinë A. Pas Frosinones një tjetër skuadër që bën pjesë në elitën e futbollit italian ka shfaqur interes për mesfushorin e kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për Chievon, formacioni veronez po kërkon një lojtar me eksperiencë për të përforcuar repartin e mesfushës dhe drejtuesit e Chievos shohin te Migjen Basha futbollistin ideal për ta bërë dicka të tillë. Aktualisht 28-vjecari është një futbollist pa kontratë pasi që prej datës 30 Qershor të këtij viti i ka skaduar marrëveshja që kishte me Torinon.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane Basha ka nisur kontaktet me skuadrën e Chievos dhe mund të jetë pikërisht qyteti i Veronës destinacioni i tij i ardhshëm. Trajneri Rolando Maran e pëlqen së tepërmi mesfushorin shqiptar dhe dëshiron ta ketë atë në skuadrën e tij. Mediat italiane nënvizojnë gjithashtu faktin se në fundjavë tratativat mes palëve mund të avancojnë akoma edhe më shumë dhe Migjen Basha mund të transferohet në stadiumin Bentegodi. Përvec Chievos, 28-vjecarin e dëshiron me cdo kusht edhe Frosinone ndërsa edhe disa ekipe të Superligës turke kanë bërë hapa konkretë për të firmosur me futbollistin, por vetë Basha preferon ta vijojë karrierën në Serinë A. Nëse arrin të transferohet te Chievo, verdheblutë do të ishin skuadra e 7-t italiane në karrierën e Migjen Bashës pas Luccheses, Viareggios, Riminit, Frosinones, Atalantës dhe Torinos.