Migët legjendarë të Shqipërisë të harruar në tunele (Foto)

E publikuar: 08/11/2015 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dikur Shqipëria kishte një forcë ajrore që e kishin zili vendet e rajonit, por sot maksimumi kemi disa helikopterë.

Një vend i NATO-s pa avionë është paksa i paimagjinueshëm, por gjithsesi të paktën kemi kujtimin e një aviacioni vërtet të fuqishëm.

Bëhet fjalë për Migët e harruar në tunelet e Gjadrit apo të Kuçovës, transmeton Tema.

Dikur oshtinin qiejt nga fluturimet e tyre, ndërsa sot janë lënë në harresë dhe shërbejnë thjesht si një kujtim i një epoke të lavdishme të aviacionit shqiptar.