Drejtori Ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar Vetëvendosjen. Ai ka thënë se partia në pushtet, ngadalë por sigurt po e korrupton luftën kundër korrupsionit në Kosovës.
Sipas Miftarajt, qeveria e VV-së e lufton korrupsionin vetëm ndaj kundërshtarëve politik.
“Partia në pushtet ngadalë dhe sigurt po e korrupton luftimin e korrupsionit në Kosovë. Nga një parti plot gojën luftë kundër korrupsionit, qeverisje me duar të pastra, depolitizim të bordeve dhe ndërmarrjeve publike, është kthyer në pushtet ku luftohet korrupsioni vetëm ndaj kundërshtarëve politik. Përderisa, ofron imunitet te plote për secilin anëtar te partisë kur kapen ne afera korruptive, nuk mbetet shprese se janë ndryshe nga partitë tjera politike”, ka shkruar ai.
Miftaraj ka thënë se qeveria duhet të reagojë ashpër dhe pa kompromis ndaj korrupsionit, por sipas tij, deri tani kjo gjë nuk po shihet.
“Reagimi do te duhej te ishte i ashpër, i drejtpërdrejtë dhe pa kompromis. Këtë nuk po e shohim, se paku Jo deri tani. Kultura e pandëshkueshmerisë sinonim i qeverisjes ne Kosovë”, ka shkruar ai.