Miftaraj: Nuk guxohet t’i ulen pagat prokurorëve dhe gjykatësve, është ndërhyrje direkte në pavarësinë e tyre

E publikuar: 15/02/2022 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, ka thënë se Projektligji për Pagat nuk duhet t’i ulë pagat e prokurorëve dhe gjykatësve.

Miftaraj thotë se çdo ulje e pagave cënon sigurinë juridike dhe financiare të tyre dhe sipas tij, konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë e gjykatësve dhe prokurorëve.

Reagimi i tij i plotë:

Projekt-ligji per Pagat ne raport me gjykatesit dhe prokuroret nuk guxon dhe nuk mundet te ul pagat e gjykatesve dhe prokuroreve. Cdo ulje e pagave te prokuroreve dhe gjykatesve cenon sigurine juridike dhe financiare te tyre, dhe konsiderohet nderhyrje e drejtperdrejte ne pavaresine e tyre.

Projekt-ligji vemendje te vecante duhet kushtuar balancimit te pagave te gjykatesve dhe prokuroreve me stafin administrativ ne sistemin gjyqesor dhe prokurorial.