Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Kjo pasi Murati, ka shkruar për raportin e Bankës Botërore, ku tha se kushdo që e ka lexuar një libër për këtë temë e dinë dallimin në mes të shkallës së papunësisë dhe shkallës së pjesëmarrjes së popullsisë aktive në tregun e punës.
“Edhe Hekuran kontabilisti paska filluar me luftë hibride. E paska lexu një libër”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Raporti i Bankës Botërore tregon se shkalla e punësimit në Kosovë është vetëm 37%.