Microsoft solli një mori përditësimesh për aplikacionin Outlook në iOS ditën e sotme i cili vjen pak javë pasi kompania zbuloi ridizajnimin e ikonave të Office dhe planeve për të bërë të njëjtën gjë me Windows 10-ën.
Outlook për platformat mobile do të jetë ndër të parët që merr ikonën e re filluar me iPhone dhe iPad.
Megjithatë ikona është vetëm fillimi i një ridizajnimi madhor.
Në të vërtetë krejt aplikacioni ka pësuar një ridizajnim me germa më të theksuara dhe ngjyra të cila e dallojnë aplikacionin nga të tjerët.
Syprina e aplikacionit ndryshon madhësi nëse zhvendosni mëposhtë duke liruar hapësirën dhe eliminuar elementet e panevojshëm vizualë.
Aplikacioni sjell edhe një ikonë kalendari të animuar dhe përmirësime të tjera vizuale.
Microsoft lançoi Outlook dhe Android pothuajse katër vite më parë pasi bleu aplikacionin Acompli.
Përditësimi i fundit sigurohet se aplikacioni nuk do të ngelet pas. /PCWorld Albanian