Microsoft ka zhvilluar dhe nisi testimet e shtojcave Windows Defender Application Guard për Chrome dhe Firefox për të mbrojtur kompjuterët e sipërmarrjeve.
Funksioni, i cili kishte qenë një ekskluzivitet i shfletuesit Edge, mbante kompjuterët të sigurtë.
Kur përdoruesit vizitonin një uebsajt, Windows Defender kontrollonte URL përballë një liste sajtesh të besueshme. Nëse sajti konsideroj i dëmshëm, përdoruesit ridrejtoheshin në një ambient të izoluar të Microsoft Edge.
Kështu përdoruesit mund të navigonin nëpër sajt i cili nuk konsiderohet i besueshëm nga administratorët e organizatës pa vënë në rrezik pjesën tjetër të sistemit.
Pasi ktheheshin tek një sajt i besuar nga organizata në ambientin e izoluar, automatikisht kthehej tek shfletuesi normal.
Shtojca Windows Defender Application Guard ofrohet në Chrome dhe Firefox vetëm për insajderët e Windows 10 në ndërtimin 1803.
Microosft tha se së shpejti do të jetë i disponueshëm për të gjithë. /PCWorld Albanian