Microsoft ka premtuar të rikthejë të gjitha të dhënat që Përditësimi i Tetorit 2018 ka fshirë nga kompjuterat e përdoruesve.
Kompania u detyrua të tërhiqte përditësimin kur përdoruesit filluan të ankoheshin se dokumentet, muzikën dhe foto e tyre po zhdukeshin.
Sipas Dona Sarkar, shefja e programit Windows Insider, përdoruesit e prekur nga kjo krizë duhet të ndalojnë të përdoruri kompjuterat dhe ti kontaktojnë Microsoft.
Sarkar tha se ekipet e mbështetjes teknike kanë mjetet e duhura për tju rikthyer çdo të dhënë të humbur. /PCWorld Albanian