Microsoft do të prezantojë një temë të errët të Outlook.com në ueb. Gjigandi i softueri testoi një opsion të tillë vitin e kaluar po vetëm përkohësisht.
Microsoft tha se tema e errët do të vijë shumë shpejt. Kompania thotë se arsyeja pse është shtyrë kaq gjatë ky opsion është që të ofrojë më të mirën e mundshme.
Tema e errët është një prej opsioneve më të kërkuara nga përdorues sipas sajtit të feedbackut.
Outlook.com debutoi gjashtë vite më parë si një zëvendësim i hotmail ndërsa sot numëron 400 milion përdorues aktivë.
Gradualisht Microsoft ka përmirësuar shërbimin me funksione dhe veçori të reja. Ndërkaq një dizajn i ri u bë i disponueshëm në Mars. /PCWorld Albanian