Në Tetor Microsoft publikoi një version beta të aplikacionit të ridizajnuar Mixer në iOS dhe Android.
Sot kompania tha se versioni final zyrtar tani është i disponueshëm. Ekipi pas aplikacionit thotë se ai është ndërtuar nga e para dhe është më konsistent mes platformave dhe pajisjeve të ndryshme.
Së bashku me ndërfaqen e re e cila lehtëson shumë procese si përzgjedhja e cilësisë së videove, aktivizimi i bisedës dhe shpërndarja e transmetimeve, Mixer do të dërgojë njoftime sa herë kanalet tuaja të preferuara transmetojnë.
Ky rifreskim mund të mos jetë në një shkallë me rivalin kryesor Twitch por e pozicionon si një konkurrent serioz. /PCWorld Albanian