Në fillim të kësaj jave Microsoft eliminoi një databazë me mese 10 milionë fytyra të cilat do ti shërbenin për qëllime testimi për teknologjinë e njohjes së fytyrës.
Kjo databazë e njohur si MS Celeb përmbante mese 10 milionë imazhe të 100,000 njerëzve dhe ishte krijuar nga përmbajtje të grumbulluara online. Volumi i lartë i imazheve dhe strukturimi i të dhënave e bënte këtë set të dhënash shumë të dobishëm për të trajnuar programe të cilat njohin fytyrën e njerëzve në foto të ndryshme.
Fshirja e kësaj databaze erdhi pas një hetimi të Financial Times i cili zbuloi se fytyrat e shumë njerëzve ishin në këtë databazë pa dijeninë e as lejen e përdorimit të fotove të tyre.
Sipas rregullores së re GDPR Microsoft gjithashtu rrezikon të vihet në hetim për përdorimi e të dhënave të përdoruesve pa informacionin e tyre.
Gjithashtu Microsoft nuk foli për fshirjen e databazë por minimizoi rëndësinë e saj. “Kompania kishte thënë për FT se ishte vetëm për qëllime edukative dhe se ishte përdorur nga një punonjës i cili nuk është më tek Microsoft dhe si rezultat është fshirë.
Me raportimin e FT edhe Universitetet Duke dhe Stanford fshinë databaza të tyre me foto të personave të ndryshëm. /PCWorld Albanian