Microsoft do të shkurtojë 7800 vende pune

E publikuar: 08/07/2015 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e mërkurë, kompania e Microsoft ka publikuar planin për të shkurtuar 7800 vende pune, e thënë ndryshe 7% të forcës punëtore. Gjithashtu, do të ulë edhe 7.6 miliardë dollarë në biznesin e Nokias në mënyrë që të nxjerrë nga vështirësitë biznesin e telefonit.

Sipas Microsoft, shumica e shkurtimeve nga puna do të bëhet tek punonjësit e biznesit të telefonit, si dhe do të rishikojë investimet e veta që kapin vlerën prej 750-850 milionë dollarë.

Shkurtimet do të fokusohen në Finlandë me 2300 vende pune, aty ku është edhe Nokia. Ky njoftim vjen vetëm një vit pasi kompania nga Uashingtoni, “Redmond”, e specializuar në krijimin e programeve telefonike, njoftoi se do të shkurtojë rreth 18 mijë vende pune.