Facebook nuk është e para dhe as e vetmja kompani që shpërblen përdoruesit që e informojnë mbi ndonjë “defekt”, sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë e përdoruesve.
Microsoft shpërbleu me 13 mijë dollarë një haker britanik, i cili e zbuloi një ‘avari kritike’ në sistemin e verifikimit të kompanisë për përdoruesit e saj.
Jack Whitton arriti të zbulojë një metodë që mashtronte serverat e Microsoft për të gjitha shërbimet ‘login’ që nga live.com, Windoës.net, microsoftonline.com e të tjera.
Përmes kësaj avarie mund të merrej aksesi i përdoruesve në Office, Outlook dhe Azure.
/TCh/