Microsofti ka azhurnuar aplikacionin për email, në iOS dhe Android me disa tipare të reja, si librin e adresave, kalendarin dhe funksionet e kërkimit.
Selektimi i emaileve ka evoluar, pasi shfaq vetëm kontaktet që ju i përdorni më shpesh në një libër të përbashkët të adresave, kështu duke ofruar një pamje të unifikuar të të gjitha kontakteve tuaja, nga të gjitha llogaritë e juaja të emaileve, si dhe ato të cilat janë të ruajtura në telefonin tuaj, ju shfaqen në një kalendar të përbashkët.
Ajo tani ju lejon të kërkoni në adresat e shumta tuaja me një makinë të kërkimit të përbashkët, të shkruani email, apo ti thërrisni në telefon, ti listoni kontaktet, dhe të tregojë emërtimet apo dosjet e përbashkëta me çdo person që ju keni kontaktuar.
Në qoftë se ju përdorni Office 365 ose Exchange Server për email në punë, ju gjithashtu mund të kërkoni kontaktet në direktoriumet e kompanisë suaj.