Mick Jagger baba për herë të tetë, tani në moshën 73- vjeçare

E publikuar: 09/12/2016 09:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mick Jagger bëhet baba për të tetën herë. Balerina 29- vjeçare Melanie Hamrick solli në jetë një djalë.Në një komunikatë zyrtare të çiftit u tha se janë të lumtur dhe se këngëtari 73-vjeçar ishte në spital në momentin e lindjes.

“Nëna dhe i sapolinduri janë mirë. Kërkojmë që të respektohet privatësia e tyre”, shkruan në njoftimin e familjes.

Shtatë fëmijët e tjerë janë nga 45 deri në 17 vjeç. Gjithashtu është edhe gjysh i pesë nipërve dhe që nga viti 2014 edhe stërgjysh. /Telegrafi/