Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë që Kosova duhet të jetë e fokusuar në përparimin e dialogut Prishtinë-Beograd.
Michel në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, tha që gjithashtu duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet, përcjell Klankosova.tv.
“Angazhimi i fortë i Kosovës duhet të jetë i fokusuar në përparimin e dialogut Prishtinë – Beograd dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet”, u shpreh ai.
Michel tha gjithashtu që është për t’u përshëndetur qëndrimi i Kosovës për vendosjen dhe implementimin e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Është një moment urgjence për Evropën sepse derisa po flasim, Rusia vazhdon ta sulmojë Ukrainën. Dua të ju falënderoj presidenten Osmani dhe autoritetet e Kosovës, për pozitën e qartë ndaj luftës në Ukrainë dhe për implementimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë”.
“Kosova poashtu ka shfaqur solidaritet me Ukrainën dhe e di që lufta ka impakt në rajon, përfshirë Kosovë, në çmime të ushqimeve dhe energjisë. Javën e ardhshme do t’i takoj 27 liderët e BE-së, ku do të jetë mundësia që të shfaqet uniteti për vlerat tona të përbashkëta”, tha ai.