Kosova të martën do të luajë finalen e ”play-off”-it ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës.
Drejtori gjeneral i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku ka zbuluar se gjyqtar kryesor i këtij takimi do të jetë anglezi, Michael Oliver.
Oliver do të asistohet nga Stuart Burt dhe James Mainwaring, kurse gjyqtari i katërt do të jetë Christopher Kavanagh.
Kujtojmë se Kosova mposhti Sllovakinë në Bratisllavë me rezultat 3:4 për të siguruar finalen e madhe ndaj Turqisë.
Ndeshja do të luhet në “Fadil Vokrri” të martën me fillim nga ora 20:45.



















