MI: Kujdes në Veternik, s’mundëm ta pastrojmë borën

E publikuar: 09/12/2017 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Infrastrukturës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se rruga për në Veternik në Prishtinë, po kalohet me vështirësi të mëdha. Kjo Ministri u ka kërkuar falje të gjithë qytetarëve për pengesat e hasura në rrugën për Veternik.

“Ministria e Infrastrukturës u kërkon falje të gjithë qytetarëve për pengesat e hasura në rrugën për Veternik, ku edhe përkundër përpjekjeve të mëdha të ekipeve për mirëmbajtje të rrugëve, ku si pasojë e reshjeve të dendura të borës për vetëm 15 minuta është mbuluar tereni, andaj edhe nuk kemi mundur që t’u ofrojmë kushte më të volitshme për qarkullim. U kërkojmë të gjithë ngasësve në këtë segment të rrugës, por edhe në tërë teritorin e vendit që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes”.

Të gjitha ekipet e ministrisë janë në teren duke punuar që rrugët të jenë të kalueshme për qytetarët, madje edhe vet ministri Lekaj është duke u interesuar në teren për punët që po bëhen në mirëmbajtjen e rrugëve.

Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar me të gjitha ekipet e saj që janë në teren për të mundësuar qarkullim normal në tërë teritorin e vendit.​