Mexhid Ramusa jep dorëheqje nga AAK, kësaj i’u bashkangjitet edhe Nëndega IV dhe 20 anëtarë të rinj të cilët patën aderuar para disa muajsh.
Zhvillimet politike në vend, bllokimi i institucioneve kanë bërë që aderimi i bujshëm i Mexhid Ramusës dhe 21 anëtarëve të japin dorëheqje nga AAK Dega në Ferizaj vetëm pas disa muajsh.
Z. Mexhid Ramusa thotë: “Në Nëntor të vitit të kaluar pata deklaruar se nuk do të votoj asnjë subjekt politik përderisa nuk përkrahet rinia. Andaj, duke pasur parasysh gjendjen aktuale politike, ne jemi kundër protestave dhe bllokimit të institucioneve publike dhe kemi parë të arsyeshme që të japim dorëheqje nga ky subjekt, kësaj dorëheqje i’u kanë bashkangjitur edhe 21 anëtarë dhe Nëndega IV.”
“Rinia ka nevoj për zhvillim dhe avansim ekonomik, zhvillim arsimor dhe përkrahje, ndërsa bllokimi i institucioneve dhe organizaimi protestave nuk i bëjnë favor Kosovës apo rinisë.” shtoi Ramusa.


















