Mevlani: Do të zgjidhja prapë Ledjanën përpara Antonelës

E publikuar: 14/06/2021 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vazhdojnë debatet e ish-konkurrentëve të programit edhe në emisione tjera.

“Top Arena”, së fundmi është një emision dedikuar kampionatit europian në Top Channel ku prej shumë të ftuarve nuk munguan edhe Antonela Berisha dhe Mevlan Shabani.

Në njërin nga momentet në emision, Mevlanit iu parashtruan disa pyetje nga Antonela dhe natyrisht se nuk kishte se si të shpëtonte pa u përmendur edhe Ledjana.

Antonela, pyeti Mevlanin se kë do zgjidhte pas përfundimit të programit, atë apo Ledjanën derisa Mevlani dha përgjigjjen e prerë së sërish Ledjana është ajo të cilën do e zgjedhte.

Ndryshe, dyshja u larguan nga programi si çift, megjithatë nuk e kanë vazhduar njohjen jashtë Përputhen.