Gabriele Meuccit i është vazhduar mandati edhe për një vit në krye të misionit që vetë e ka quajtur eksperimental. Atij i është vazhduar mandati edhe për një vit – deri më 14 qershor 2016.
Pikërisht me këtë datë përfundon mandati i ri i misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.
EULEX-i në Kosovë ka ardhur në vitin 2008, me mandat ekzekutiv për të luftuar krimin dhe korrupsionin në nivel të lartë. Mandati i ndryshuar vitin e kaluar përfundon vitin e ardhshëm.
Nuk ka ndonjë propozim që misioni të vazhdojë edhe më tej, ani se është pjesë e disa marrëveshjeve të arritura në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Nëse nuk ka ndonjë vendim tjetër, Meucci pritet t’ia vërë drynin EULEX-it në Kosovë vitin e ardhshëm.
Meucci ka thënë ditë më parë se ka ardhur në Kosovë për ta mbyllur misionin. Në një intervistë në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se misioni ka qenë eksperimental.
Meuccit i vazhdohet mandati për një vit në krye të “misionit eksperimental”
NGA KATEGORIA