Dritat e përparme të veturës mund të bëhen shpejtë të mjegulluara, për shkak të ndryshimit të motit.
Kur dëmtohet pjesa e jashtme e saj, drita nuk mund të ndriçojë siç duhet dhe ju mund të mos e shihni mjaftueshëm qartë distancën përpara.
Por, ka një metodë interesante dhe të lehtë për pastrimin e dritave, transmeton Gazeta Express.
Mekaniku Chris Fix ka treguar në një video në YouTube se e gjitha çfarë ju duhet është një pastë dhëmbësh dhe një brushë. Me këtë metodë pastrimi, ju do t’i bëni dritat që të duken si të reja përsëri.