Metoda natyrale për të qetësuar dhimbjet e veshit gjatë natës

E publikuar: 21/02/2017 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edi Gogun e pyesin vazhdimisht për të përmirësuar probleme të ndryshme të lëkurës o shëndetit, me trajtime natyrale. Për të gjitha pyetjet që ka marrë në lidhje me trajtimin e dhimbjeve te veshit, Edi na ka sjellë një metodë të thjeshtë që jep rezultat të mirë.

 Është fjala për krizat e mesnatës, kur është e vështirë, për shumë arsye, që të shkosh te mjeku. Ja çfarë duhet të bëni:

Si për fëmijë e të rritur, në rastet e dhimbjes së veshit, merrni një çorape të pastër, mbusheni me kripë dhe ngroheni (vendoseni brenda një ene, të cilen e vendosni po brenda në një enë më të madhe, të mbushur me ujë të cilën e vendosni mbi zjarr (përdoret parimi i banjo marisë), për 5-6 minuta.

Çorapes lidhjani grykën që të mos derdhet kripa. Kthejeni çorapen e mbushur me kripë nga të gjitha anet që të ngrohet mirë.

Vendoseni mbi vesh (kontrolloni më parë nëse është në temperaturën e trupit) dhe lëreni derisa kripa të ftohet.