Deputeti i LDK-së, Bardhyl Metaj i ka quajtur për ‘faqe të zezë’ veprimin e disa personave që kanë tentuar ta sulmojnë eskortën e kryeministrit me mjete të forta
Ai ka shkruar në Facebook se dhuna fillon nga ideologjia ekstremiste dhe përfundon me akt kriminal dhe terrorist.
Ky është publikimi i plotë i Metajt në Facebook:
– Faqja e zezë!
“POLICIA NDALON SULMIN NDAJ KRYEMINISTRIT”!
Dhuna e nxitur nga ideologjitë ekstremiste, fillon gjithherë verbalisht – por përfundon po thuaj gjithherë me vandalizëm, dhe si akt kriminal e terrorist…!
Sot në mëngjes, u tentua ndalimi dhe sulmimi i Kryeministrit Isa Mustafa dhe eskortës së tij!
Në njoftimin e Policisë thuhet se sot rreth orës 07:58, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, nga njësia policore e Mbrojtjes së Afërt dy personat e dyshuar kanë tentuar të “ndalojnë/sulmojnë” eskortën në lëvizje.!
– Me sa shihet në foto, për ndalimin e eskortës, si pjesë e parë e sulmit, ishin përgatitur mjete shumë të sofistikuara për të cilat shërbejnë për shpuarjen dhe bllokimin e gomave, respektivisht automjetit…!