Meta: T’i përmbushim zotimet karshi BE-së

E publikuar: 22/01/2018 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqipëria mbështetë Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka ofruar Kosovës mbështetje maksimale në rrugën e saj të integrimit euro-atlantik dhe evropian. Meta foli për strategjinë e zgjerimit të Bashkimin Evropian (BE), e cila nuk jep afate për anëtarësim për Kosovën dhe Shqipërinë, duke thënë se është me rëndësi që të inkurajohet gjithë rajoni me afate inkurajuese.

“Unë besoj që ne duhet të bëjmë çdo gjë edhe si Shqipëri po edhe si Kosovë, por edhe vendet tjera të rajonit. Për të treguar për të përmbushur zotimet tona në rrugën e integrimeve evropiane. Sa i takon strategjisë së zgjerimit është e rëndësishme të ketë në konsideratë në gjithë vendimmarrjen të gjitha raportet në këtë rajon. Në mënyrë që i gjithë rajoni të inkurajohet dhe të ketë data apo afate inkurajuese për sa i takon procesit të reformave që do ta transformojnë këtë rajon vërtet evropian”, tha Meta.

Këto komente Presidenti i Shqipërisë, i bëri pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj. Ky i fundi foli për qasjen e BE-së, ndërsa i kushtoi vëmendje edhe rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe mundësisë së destabilizimit të vendit.

“Të gjithë mekanizmat e rendit dhe të sigurisë konfirmojnë që situata e sigurisë në Kosovë është stabile e qetë. Tragjedia ose vrasja e Zotit, Oliver Ivanoviq është marrë seriozisht nga institucionet e vendit, policia, hetuesi, nga inteligjenca. Mirëpo nuk ka paralajmërime për çfarë do destabilizimi të Kosovës. Ju e vërejtët edhe vizita e presidentit Vuçiq, kaloj në një atmosferë korrekte edhe besoj edhe porosia nga kjo vizitë është e qartë që përgjegjësit për të gjithë në Kosovë i ka Kosova. Kuptohet ne ballafaqohemi me plotë sfida që janë jo të karakterit ndëretnik …Edhe sot në këtë rast me presidentin që jemi këtu, ne biseduam, gjithë jemi të vetëdijshëm për përgjegjësit që i kemi veç e veç në Ballkan dhe mendojmë se u bisedua edhe më herët që perspektiva evropiane dhe euroatlantike e Ballkanit është ajo që na bashkon gjithëve. Besoj këtu nuk do të ketë askush hezitime që të ecim përpara. Kos ovën e vështirëson shumë fakti që 5 vendet e BE-së nuk e kanë njohur. Këto mos ta harrojmë është një pengës e madhe në ecjen përpara. Fakti që nuk na kanë njohur 5 vendet, trajtohemi si entitet pa identitet politik të mirëfilltë si Republikë e pavarur dhe sovrane që dallon me Amerikën”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, Meta, duke siguruar Haradinajn për mbështetjen maksimale të Shqipërisë, tha se shpreson shumë në angazhimin e mëtejmë të kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë, por edhe opozitës, për të dhënë zgjidhje të mençura, për të gjitha ato çështje që do ta forcojnë pozitën ndërkombëtare, që do ta forcojnë pozitën e Kosovës.

Ai po ashtu tha se ka ardhur në Kosovë për ndër të shënimit të përvjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova./rtk21/