Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se pas qasjes bllokuese të BE-së, i ka kërkuar presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta, që qytetarëve të Kosovës t’u lejohet aplikimi për shtetësi shqiptare në mënyrë që të lëvizin lirshëm.
Meta, ndërkaq, tha se, “zgjidhja nuk është të merret nënshtetësia shqiptare, por tejkalimi i problemit të izolimit të Kosovës”.



















