Meta: Rama po i vjedh shqiptarët me Bordin e Transparencës

E publikuar: 17/08/2022 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Teksa në bursat ndërkombëtare vijon rënia e çmimit të naftës, ish-presidenti shqiptar, Ilir Meta, e akuzoi kryeministrin Rama se, përmes Bordit të Transparencës, po vjedh shqiptarët.

Ish-presidenti kërkoi shkrirjen e këtij organi dhe heqjen e disa prej taksave, nisma që, sipas tij, i kanë ndërmarrë të gjitha vendet e rajonit, përveç Shqipërisë.

“Jemi këtu për t’i thënë ndal kësaj rrjepjeje. 221 lekë aktualisht në Shqipëri, 170 lekë në Maqedoni, 160 lekë në Mal të Zi. Kudo merren masa për të mbrojtur konsumatorët. Vetëm këtu punohet në funksion të kryeoligarkut”, tha Meta.

“Është një kryeaferë shumë e rëndë dhe nuk e kemi problemin nga Greqia, në këtë çështje e kemi vetëm nga Edi Rama. Kjo aferë do e marrë në fund të detit”, shtoi ai.

Për këtë çështje, Meta tha se pak ditë përpara dorëzimit të detyrës së presidentit, kishte vënë në dijeni edhe parlamentin, duke ua bërë të qartë 140 deputetëve, përmes provave, dëmin e madh që, sipas tij, kreu i qeverisë po i bën vendit./Tvklan